Komuna e Prishtinës ka vendosur ndarje fizike në rreth-rrotullimin në Lagjen ‘Arbëria’.Këto pengesa sipas kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti janë vendosur për të evituar tollovinë e cila shkaktohej në afërsi të këtij rreth-rrotullimi.
“Te rreth-rrotullimi në lagjen Arbëria kemi vendosur ndarjet fizike për të mënjanuar qarkullimin e çrregullt në rreth-rrotullim”, ka shkruar Ahmeti.“Kjo do të ngritë nivelin e sigurisë dhe do të ndihmojë rrjedhën e trafikut në këtë pjesë të frekuentuar të Prishtinës”, ka shkruar ai.



