Fjalë Kyçe

Ndeja private e biznesmenit ku këndoi këngëtari me koronavirus, flet menaxheri i restorantit

Ndeja private e biznesmenit ku këndoi këngëtari me koronavirus, flet menaxheri i restorantit

Naim Hyseni, menaxheri i restorantit “Astoria Luxury” në Gjilan, në të cilën performoi të premten këngëtari i rezultuar pozitiv me koronavirus, Muhamet Sejdiu, ka deklaruar se nuk kanë pasur informacion se këngëtari 54-vjeçar ka qenë i dyshuar me koronavirus.

Hyseni, në një bisedë telefonike me Insajderin, ka thënë se ndeja e së premtes, në të cilën morën pjesë edhe këngëtari tjetër nga Gjakova, Shkëlzen Jetishi dhe kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ishte ndërprerë nga Policia e Kosovës rreth orës 23:00 të mbrëmjes.

Sipas Hysenit, ndeja nuk është organizuar nga menaxhmenti i restorantit, pasi siç ka thënë ai, ahengu ka qenë privat.

“Ndeja ka nisur rreth orës 19:00 dhe ka zgjatur deri në orën 23:00, kur ka ardhur Policia dhe e ka ndërprerë ndejën”, ka thënë menaxheri i Astoria Luxury.

“Nuk i kemi pasur këto informata sepse kjo ka qenë ndejë private, nuk e kemi thirrë ne këngëtarin. Ne nuk kemi qenë në dijeni se kush merr pjesë aty”.

Restoranti “Astoria Luxury” qëndron i mbyllur që nga dita e shtunë. Ndërkaq, meanxheri Naim Hyseni ka dekëaruar se stafi i restorantit ka kryer sot testet mejkësore.

“Sot disa prej stafit kemi qenë në Prishtinë. Mirë na kanë thënë që jemi. Mjekët na kanë rekomanduar të qëndrojmë sa ma larg njerëzve”, ka thënë ai.

Insajderi raportoi sot se biznesmeni që organizoi ndejën e së premtës në restorantin “Astoria Luxury” është Naim Hyseni, pronar i një kompanie të ndërtimit, që merret me prodhimin e hekurit, çelikut e tubave, e quajtur “Ceni Company”.