Fjalë Kyçe

Ndërpritet seanca e Kuvendit pas hyrjes së Driton Selmanajt në sallë, proteston Vetëvendosja

Ndërpritet seanca e Kuvendit pas hyrjes së Driton Selmanajt në sallë, proteston Vetëvendosja

Protestojnë deputetët e VV-së pas futjes në sallë të Selmanajt, Kuvendi në pauzë
Grupi parlamentar i Vetëvendosjes përmes zhurmës së krijuar dhe brohoritjeve “jashtë” nuk kanë lejuar vazhdimin e seancës së Kuvendit, çka ka bërë që organi legjislativ të shkojë në pauzë.

Ata këtë veprim e bënë pasi u hodh në parim votimi i Projektligjit nr. 07/L-018 për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete.

Protesta e tyre erdhi pas hyrjes në sallë të Driton Selmanajt.

Deputetët e VV-së më herët kishin thënë se nuk do të lejojnë vazhdimin e asnjë seancë ku i pranishëm do të jetë zv.kryeministri Driton Selmanaj, pasi i kishin vlerësuar fyese deklaratat e tij për të pagjeturit.