Fjalë Kyçe

Ndërroi jetë në Vjenë atdhetari, profesori dr. Skënder Gashi

Ndërroi jetë në Vjenë atdhetari, profesori dr. Skënder Gashi

Në moshën 74 vjeqare ka ndërruar jetë sot Dr. Skënder Gashi, atdhetar e profesor i shquar.

Dr. Gashi ka ndërruar jetë në qytetin e Vjenës ku edhe kishte jetuar së fundmi.

Dr. Gashi studimet i kreu në Universitetin e Prishtinës, studimet e magjistraturës në Zagreb dhe doktoroi në Universitetin e Salzburgut në Austri.

Gashi ishte udhëheqës i katedres së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Vjenës për më shumë se dy dekada.

I ndjeri dha shumë për Institutin Albanologjik të Kosovës.

Ishte themelues dhe udhëheqës e nënkryetar i LDK-së për Evropë dhe mik e bashkëpuntor i ngushtë i presidentit Ibrahim Rugova.

Dr. Gashi është njohur si një nga onomastët kryesor të Kosovës e Shqipërisë dhe ka të botuara me qindra punime shkencore e dhjetra libra në Austri, Kosovë, Shqipëri e Kroaci.

Ishte autor i revistës së vetme shkencore për kulturën dhe historinë shqiptare në gjuhën gjermane, revistës shkencore “Dardania”.

Gashi ishte njëherit babai i zëvendëskryeministrit dhe ministrit aktual të Diasporës Dardan Gashit.