Fjalë Kyçe

Ndërron jetë 53 vjeçari në QKUK si pasojë e komplikimeve nga COVID 19

Ndërron jetë 53 vjeçari në QKUK si pasojë e komplikimeve nga COVID 19

Një 53 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga COVID 19 kanë bërë të ditur nga Klinika Infektive.

“Klinika Infektive njofton se, sot në orët e pasdites, në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacienti K. Q. (1967) nga Komuna e Prizrenit. Pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtine më 13.04.2020 dhe që nga fillimi ka qenë në gjendje shumë të rënde dhe në përkujdesje intensive”, shkruhet në njoftim.

Sipas komunikatës, te i sëmuri, gjatë ecurisë së sëmundjes janë zhvilluar ndërlikime si pasojë e Covid -19, të cilat edhe përkundër të trajtimit intensiv, pamundësuan që pacienti t’i mbijetoi sëmundjes.

Kjo është vdekja e katrëmbëdhjetë nga Covid-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe e 19-ta në nivel shteti.