Fjalë Kyçe

Ndërron jetë infermierja që punoi 40 vite në QKMF-në e Vitisë

Ndërron jetë infermierja që punoi 40 vite në QKMF-në e Vitisë

Pas një sëmundje të shkurtër ka vdekur sot infermierja Makfire Ymeri- Beqiri e cila ishte punëtore në QMF-në e Pozharanit.

“Në emër të Kryetarit të Komunës së Vitisë Sokol Haliti, personelit shëndetësorë të QKMF-së në Viti dhe institucioneve komunale, shprehim ngushëlimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të punëtores së QMF-së në Pozheran, infermieres Makfire Ymeri- Beqiri, e cila u nda nga jeta pas një sëmundje të shkurtër. Motra Make, siç e quanim të gjithë, do të mbahet mend për profesionalizmin e saj, seriozitetin dhe vullnetin në punë si dhe për një sjellje shumë të afërt, që ishte e dalluar për respektin dhe dashurinë që ofronte si për kolegët, ashtu edhe për pacientët”, thuhet në një njoftim të personelit shëndetësorë të QKMF-së në Viti.

Shëndetësisë në Viti ja kushtoi mbi 40 vite të jetës së saj.

“Ishe shembulli më i mirë se si duhet të jetë një infermiere shembullore. Do të kujtojmë me mall, sepse veprat tua të kanë bërë të paharrueshme. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës! Të pikëlluar, Personeli shëndetësorë i QKMF-së në Viti”.