Fjalë Kyçe

Ndërron jetë ish-deputeti i Kushtetutës së Kaçanikut, Ali Shahini

Ndërron jetë ish-deputeti i Kushtetutës së Kaçanikut, Ali Shahini

Ka ndërruar jetë deputeti i kohës së miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, Ali Shahini.

Për ndarjen nga jeta të Shahinit, u bë e ditur nga Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili edhe ka shprehur ngushëllime për këtë humbje, njofton Klan Kosova.

Aliu shkruan se vepra e guximshme e Shahinit për themelet e Kosovës, mishëruar në Deklaratën e Pavarësisë e Kushtetutën e Kaçanikut, është skalitur në faqet e historisë së re të Kosovës.

”Me pikëllim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të deputetit të Kushtetutës së Kaçanikut më 7 Shtator 1990, prindit të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Shahini”.

”Vepra e tij e guximshme për themelet e Kosovës, mishëruar në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Kaçanikut të 7 Shtatorit 1990, frymëzim që brumosi edhe bijtë e tij në radhët e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë është skalitur në faqet e historisë së re të Kosovës.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, shkruan Agim Aliu në mesazhin ngushëllues.

Shahini ishte nderuar me dekoratën “Medalja e Artë e Pavarësisë” nga ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.