Fjalë Kyçe

Ndërron jetë laboranti nga Peja Albert Rexhaj, ishte i infektuar me Covid-19

Ndërron jetë laboranti nga Peja Albert Rexhaj, ishte i infektuar me Covid-19

Laboranti i njohur Albert Rexhaj, i infektuar me koronavirus ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në një klinikë në Turqi.

Lajmin për vdekjen Rexhajt e kanë dhënë shumë miq të tij, teksa theksojnë se Peja ka humbur një profesionit shëndetësor dhe një humanist të madh.

Kardiologu i njohur Daut Gorani, shkruan se njerëzit si Alberti janë të rrallë.

“Alberti ynë, human, punëtor i palodhshëm, i përkushtuar për profesion, për familjen, për shoqëri, gjithmon i gatshëm ti ndihmoj çdokujt”, shkruan Gorani ndër të tjera.

Ndërsa, miku i ngushtë i laborantit Rexhajt, Rajan Arapi, tha për Gazetën Sinjali se i ndjeri ishte konfirmuar pozitiv me COVID-19 rreth tri javë më parë si dhe vuante edhe nga një sëmundje tjetër.

“Alberti ka vuajtur nga një sëmundje e cila ka qenë e menaxhueshme, rreth tri javë më parë ishte infektuar me COVID-19. I ndjeri ka qenë i hospitalizuar në një prej klinikave në Turqi dhe gjendja e tij sipas familjarëve ka qene mjaftë e rëndë”, tha Arapi

Arapi shtoi se rrethi i Albertit ka shpresuar që ai do ta fitonte betejën me virusin, por “fatkeqësisht nuk ia doli”.

Ceremonia e varrimit të Albert Rexhajt pritet të mbahet të premten.