Fjalë Kyçe

Ndërron jetë legjenda angleze

Ndërron jetë legjenda angleze

Futbolli anglez humbet një legjendë, një futbollist që ka shkruar historinë dhe që është shpallur kampion bote me Anglinë në vitin e largët 1966.

Jack Charlton, ish-lojtari i Leeds dhe Anglisë, i cili luante si mbrojtës, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.

Një vit më parë ai zbuloi se kishte një sëmundje të rëndë, ndërkohë që po luftonte edhe me sëmundjen e dementias, që prek shpesh sportistët për shkak të goditjeve në kokë.

Si lojtar veshi vetëm fanellën e Leeds dhe vendosi një shifër rekord ndeshjesh, 773, deri kur u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 1973.

Në vitin 1966 ishte pjesë e Anglisë, që u shpall kampione bote. Charlton punoi më pas edhe si trajner, duke pasur sukses me klube si Sheffield Wednesday, Middlesbrough dhe Newcastle.

Ai drejtoi edhe kombëtaren e Irlandës, që e çoi për herë të parë në finalet e EURO 1988.

Jack Charlton qëndroi në stolin e përfaqësueses Irlandeze të Futbollit për një dekadë deri në vitin 1996 dhe kjo ishte eksperienca e fundit e tij si trajner.