Fjalë Kyçe

Ndërron jetë legjenda holandeze

Ndërron jetë legjenda holandeze

Ish-mbrojtësi legendar i Holandës dhe Ajaxit të Amsterdamit, Wim Suurbier, një futbollist kyç pë përfaqësuesen e “tulipanëve” në vitet ’70, u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Suurbier, i cili fitoi tri herë Championsin me “Harkëtarët” në fillim të viteve ’70, ka qenë I shtruar në spital që në muajin prill për shkak të hemorragjisë cerebrale.

“Një ish-lojtar i shkëlqyeshëm i Ajaxit nuk është më. Mendimet tona shkojnë tek familja dhe miqtë e tij,” shkruante klubi i Amsterdamit në Twitter. “509 ndeshje për Ajaxin (skuadra e parë) … Pushofsh në paqe, luftëtar trim!”.

Jordi Cruyff, djali i legjendës së ndjerë të futbollit holandez, Johan Cruyff, tha se Suurbier ishte “një lojtar i shkëlqyeshëm dhe një mik besnik ndaj babait dhe familjes time. Shpresoj që ju të bashkoheni në parajsë”.

Suurbier kishte aftësi të jazhtëzakonshme sulmuese. Roli i tij mishëroi stilin e “Futbollit Total”.

Klubi e përshkroi atë si “mbrojtësin e parë modern të Holandës”, i cili në gjendje të sulmonte thellë, si dhe të mbronte.

Pasi u largua nga Ajaxi në vititn 1977, luajti për Schalke 04, FC Metz, Spartën dhe një numër klubesh amerikane. Suurbier ishte gjithashtu pjesë e Holandës, që humbi në finalet e Kupës së Botës 1974 dhe 1978, ndaj Gjermanisë Perëndimore dhe Argjentinës. Ai e përfundoi karrierën e tij me 60 ndeshje për kombëtaren.