Fjalë Kyçe

Ndërron jetë në burg të Dubravës 78 vjeçari nga Vitia

Ndërron jetë në burg të Dubravës 78 vjeçari nga Vitia

Mbrëmë rreth orës 23:30 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet H.B, viti i lindjes 1942.

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës është bërë e ditur se i burgosuri, rreth orës 16:50 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore në Repartin e Kirurgjisë, i njëjti ka ndërruar jetë.

“H.B po vuante nga hipertensioni arterial për çka edhe po trajtohej në vazhdimësi nga mjekët e institucioneve korrektuese.I njëjti ishte i dënuar për Veprën Penale; Vrasje”, thuhet tutje në njoftim.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.