Jeton Nebihu, president i Federatës së Badmintonit, ka ndërruar jetë mbrëmë.
Vdekja e hershme dhe e papritur e tij ka shtangur opinionin sportiv vendor.
“Do të njihet si president i Federatës së Badmintonit, si profesor i edukatës fizike, por mbi të gjitha, si sportdashës, ka kontribuar shumë për ngritjen e sportit vendor.
Nebihu përherë do të mbahet në mend si njeri me personalitet të matur, me etikë profesionale, si dhe do kujtohet si shembull për gjeneratat e reja.
Federata e Sportit Ndërkombëtar Universitar të Kosovës, me president Musa Selimin, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që patën rastin të ndajnë çaste nga kjo jetë me Jetonin.
I paharruar qoftë kujtimi për të”, njofton Federata e Badmintonit.