Fjalë Kyçe

Ndërron jetë në moshën 61-vjeçare ish-lojtari i Liverpool

Ndërron jetë në moshën 61-vjeçare ish-lojtari i Liverpool

Ish-ylli i Liverpool, Michael Robinson ka vdekur në moshën 61 vjeçare.

Robinson, i cili fitoi titullin e ligës në ‘Anfield’ në vitin 1984 dhe bëri 24 paraqitje për Republikën e Irlandës, kishte vuajtur nga kanceri i lëkurës.

Familja e tij konfirmoi lajmin përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale të martën në mëngjes, përcjell lajmi.net.

Ata shkruan: ”Me trishtim të jashtëzakonshëm ju informojmë për vdekjen e Michael. Ai na lë me një zbrazëti të madhe, por edhe kujtime të panumërta, me të njëjtën dashuri që i keni treguar”.

“Ne do të jemi përjetësisht mirënjohës për ju që e bëtë këtë njeri shumë të lumtur, ai kurrë nuk ka ecur vetëm”.

“Faleminderit”.