Në fund të muajit korrik në Viti ndodhi një aksident i rëndë trafiku me ç’rast një person është shtrirë në spital, por i njëjti, vdiq mbrëmë.
Policia përmes raportit 24 orësh njofton se ai ka vdekur mbrëmë në QKUK, ndërsa një tjetër i dyshuar për aksidentin është dërguar në mbajtje.
“Ka ndërruar jetë mbrëmë i aksidentuari mashkull k-shqiptar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në ‘IML’ për obduksion, ndërsa i dyshuari mashkull k-shqiptar dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.