Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë nëna e heroit. Edmon Hoxha, Nurije Hoxha.
Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se është prekur nga ky lajm, duke shtuar se një nënë fisnike e bujare që lindi, rriti dhe edukoi një trim dhe luftëtar të paepur të lirisë si Edmondi, e meriton respektin tonë të përjetshëm, shkruan Gazeta Alo.
Haradinaj, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të nënës së Edmondit.
Postimi i tij i plotë:
I prekur nga lajmi për kalimin në amshim të nënës Nurije, nënës së Heroit të Kosovës, Edmond Hoxhaj, luftëtarit të ditëve të para të UÇK-së. Një nënë fisnike e bujare që lindi, rriti dhe edukoi një trim dhe luftëtar të paepur të lirisë si Edmondi, e meriton respektin tonë të përjetshëm. Ngushëllime të sinqerta familjes Hoxhaj dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër nënën Nurije. Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës!/Gazeta Alo/