Gjatë ditës së sotme një person 45 vjeçar ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur nga avokati Arianit Koci përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
“Ilir Ponosheci na la! Covid-19 e ndërpreu një shoqërim 45 vjeqar. Ngushëllime!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, në Kosovë deri tani janë shënuar gjithsej 12,448 raste me koronavirus, me 3,476 raste aktive, 467 viktima dhe 8,505 të shëruar, shkruan Gazeta Metro.
Komuna me më së shumti raste vazhdon të jetë Prishtina me rreth 3,952 raste, nga to 1,708 aktive.
Gjilani vie pas kryeqytetit me 564 raste aktive, dhe Ferizaji me 530.
Të hospitalizuar janë 409 pacientë, me 18 nga ta me ventilator.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3122845187770198&set=a.924103874311018&type=3