Një person ka vdekur mesditën e sotme në vendin e tij të punës në Milloshevë të Obiliqit.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se rasti është inicuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në punë”.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Rreth orës 13:30 policia është informuar se në Milloshevë ka humbur jetën një person. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar rastin “Asgjësim, dëmtim, ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.
Mësohet se viktima R.C. është i moshës afro 60-vjeçare dhe ka punuar në një betonjerkë në Milloshevë.