Fjalë Kyçe

Ndërron jetë Ramadan Xhema, lobuesi kryesor për kombin shqiptar në Amerikë

Ndërron jetë Ramadan Xhema, lobuesi kryesor për kombin shqiptar në Amerikë

Ka ndërruar jetë Ramadan Xhema një ndër lobuesit kryesor të çështjes shqiptare në Amerikë.

Lajmin për vdekjen e ti është bërë i ditur nga shokët e tij.

Xhema ka qenë aktivistë i palodhshëm i çështjes kombëtare duke ia kushtuar tërë jetën.

Rrjetit Global i Bizneseve të Diaspores Shqiptare i ka shprehur ngushëllime familjes Xhema.

Njoftimi i plotë:

Te nderuar miq,

Sot mbylli sytë pergjithemone Dr.Ramadan Xhema, atdhetar e aktivisti i palodhshem i çeshtjes kombetare dhe lobues i madh i çeshtjes shqiptare ne shba , vllau i Lobuesit ma te madh te çeshtjes Shqiptare ne ëashington D.C . Xhim Jim Xhema .

Ne emer te Rrjetit Global te Bizneseve te Diaspores Shqiptare, i shprehim ngushellime ma te thella familjes Xhema dhe Vllaut te tij Xhim Xhema .

Dr. Ramadan Xhema, lindi më 17 dhjetor të vitit 1936 në Tupallë, komuna e Medvegjës.

Familja e tij gjegjësisht babai Abaz Jusuf Vranoci ishte shpërngulur nga fshati Vranoc i Lebanës në Tupallë. Shkollën fillore në gjuhën serbe e kreu në Medvegjë Ndërsa regjistroi gjimnazin në Prishtinë në vitin 1951. Pas pak kohe u transferua në Normalen e Gjakovës. Nga Normalja kaloi në gjimnaz me qëllim të regjistrimit në fakultetin e mjekësisë.Pasi punoi si mësues në Prishtinë regjistroi mjekësinë në Rijekë të Kroacisë. Aktivitetin kombetar e filloi qysh i ri. Si student i vitit të dytë burgoset nga organet e policisë. I lidhur në pranga të policisë gjate rrugës për në Leskoc kërcen nga treni dhe kështu u ik policisë. Pas fshehjes së gjatë prap bjen në duart e policisë dhe burgoset në Sllavonski Brod. Mirepo fatmiresisht pas gjykimit në Leskoc lirohet si i pafajshëm. Akuza kunder tij ishte “Aktivist i Shqipërise se Madhe”.

Në vitin 1980 së bashku me motren e tij arrijnë në SHBA , e atje e kishte vëllanë Xhim Jim xhema dhe axhën Hajdar dr. kirurg. Pas arritjes në SHBA vazhdon aktivitetin kombëtar se bashku me te vellane Xhim Xhema, i cili eshte nje biznismen i suksesshem ne Amerike. Se bashku i kane kontribuar ceshtjes shqiptare dhe vazhdojne te kontribojne. Kane pasur ndikim te madh ne formimin e historise se Kosoves. Profesionin e tij si mjek nuk e ushtroi asnjehere, meqenese pasioni i tij ishte kontribimi per popullin e tij. Jo shume kohe me pare Ramadan Xhema ka botuar edhe nje liber ku shkruan per gjithe aktivitetin e tij atdhedashes te ushtruar gjate gjithe jetes se tij, te shoqeruara me disa fotografi ku paraqiten takimet e tij me presidentet e shume shteteve dhe njerez te tjere te rendesishem, duke biseduar per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves.

Ai nuk ka qene i martuar ndonjehere por e gjithe jeta e tij ka qene Kosova dhe te gjithe shqiptaret jane familja e tij.

U prehshë ne paqe miku im i dashtun !