Fjalë Kyçe

Ndërron jetë veprimtarja e LDK-së

Ndërron jetë veprimtarja e LDK-së

Veprimtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Shpresa Laqi është ndarë sot nga jeta.

Lajmi është bërë i ditur nga Dega e LDK-së në Prizren përmes një postimi në Facebook.

Varrimi i te ndjerës do të bëhet nesër në varrezat e Prizrenit, në ora 14:00.

Postimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, sot humbi veprimtaren e devotshme, Shpresa Laqi.

Ajo ishte shembull i përkryer i përkushtimit njerëzor për të mirën e përgjithshme, shoqe dhe kolege e dashur dhe aktiviste e palodhshme.

Do ta kujtojmë përherë me mall, dashuri dhe respekt.

Shpirti iu prehtë në paqe e i bëftë dritë!

Varrimi i te ndjerës do të bëhet nesër, me datë 19.11.2019 (e marte), ne varrezat e Prizrenit, ne ora 14:00.