Kryetari i LDK’së në Mitrovicë, Safet Kamberi ka njoftuar se ka vdekur akivitsti i kësaj dege Salih Preteni.
Kamberi ka thënë se aktiviteti i tij humanitar para dhe gjatë luftës, si pjesë e Shoqatës “Nëna Tereze” dhe e “Kryqit të Kuq”, do të vlerësohet përherë nga ne që e njohëm.
Ky është njoftimi i plotë i kryetarit të LDK’së në Mitrovicë:
Lajm që m’ka godit në shpirt, vdekja e Salih Pretenit, mikut tim të kahershëm, aktivistit dhe zyrtarit të LDK-së në Mitrovicë.
Salihu ishte një mik i imi i kahmotshëm, e kam njoft qysh në fillimet e mia të angazhimit politik në LDK. Ai ishte prej te parëve që themeluan degën e LDK-së në Mitrovicë. Ai asnjëherë nuk u nda nga idealet e tij.
Mua personalisht më ka mbështetur përherë. Mendimet dhe këshillat e tij për mua gjithnjë kishin një vlerë të veçant.
Shtëpia e tij ishte pëherë e hapur për mua si mik, por edhe për aktivitetet tona politike.
Aktiviteti i tij humanitar para dhe gjatë luftës, si pjesë e Shoqatës “Nëna Tereze” dhe e “Kryqit të Kuq”, do të vlerësohet përherë nga ne që e njohëm.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, miku im, Salih!
https://www.facebook.com/safet.kamberi/posts/10219263854681963