Kancelarja gjermane, Angela Merkel, edhe një herë i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që të lirojë Alexei Navalny.
Një kërkesë të tillë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kancelarja Merkel e ka bërë gjatë bisedimeve me Putinin në Moskë.
Presidenti rus u përgjigj, duke pretenduar se Navalny nuk ishte në burg për politikën e tij.
Ai gjithashtu bëri një goditje në drejtim të Perëndimit mbi Afganistanin, duke bërë thirrje që vendet të ndalojnë “imponimin e rregullave të huaja nga jashtë”.
Vizita e kancelares gjermane erdhi ndërsa ajo po i afrohej fundit të periudhës së saj 16-vjeçare në detyrë.
Merkel është përpjekur të mbajë një dialog me Moskën, por marrëdhëniet janë në një pikë të ulët.
Por çfarë ka rënë në sy gjatë këtij takimi ka qenë një moment në fillim të takimit, kur kancelares ka filluar t’i bie zilja e telefonit të saj celular.