Fjalë Kyçe

Ndërtimet e paligjshme, arrestohen tre zyrtarë në Istog

Ndërtimet e paligjshme, arrestohen tre zyrtarë në Istog

Tre zyrtarë janë arrestuar në Istog në lidhje me ndërtimet e paligjshme.

Të arrestuarit janë drejtori i Urbanizmit Jashar Blakaj bashkë me dy inspektorët e ndërtimin në këtë drejtori R.B dhe E.B, njofton Klan Kosova.

Prokuroria Themelore dhe Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës kanë zhvilluar një aksion në tri komuna, Pejë, Istog dhe Klinë.

Prokuroria gjatë ditës së sotme do t’i drejtohet opinionit publik me kohë dhe në mënyrë të përshtatshme për rezultatet dhe veprimet e ndërmarra.