Fjalë Kyçe

Ndeshja Besa – Gjilani, Bylbyl Sokoli me një vlerësim interesant

Ndeshja Besa – Gjilani, Bylbyl Sokoli me një vlerësim interesant

Përveç ndeshjes Trepça’89 – Vëllaznimi, në barazh u zhvillua edhe ndeshja Besa – Gjilani.

Ndeshjen në “Fadil Vokrri” e fitoi Gjilani i Gentian Mezanit me rezultat 1:0.

Kështu, skuadra nga Gjilani e siguron edhe për një vit pjesëmarrjen në elitën e futbollit të Kosovës.

Ndërkaq, trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli mendon se Gjilani me plotë meritë e meritoi fitoren dhe qëndrimin në Superligë.

“Me plot meritë, Gjilani e meritoi statusin e skuadrës elitare në Kosovë”, tha Sokoli në “Dueli Sportiv”.

“Ishte një gol diskutabil, por që bëri bëri lojë më të mirë”, shtoi Sokol.