Fjalë Kyçe

Ndeshja hapëse e EURO 2020: Italia hyn si e pamposhtur në 27 duelet e fundit, Turqia për nisje të mbarë

Ndeshja hapëse e EURO 2020: Italia hyn si e pamposhtur në 27 duelet e fundit, Turqia për nisje të mbarë

Turqi – Itali pritet të jetë ndeshja e parë hapëse e Kampionatit Evropian të Futbollit “EURO 2020”.

Në duelin, që pritet të zhvillohet në stadiumin “Olimpico” të Romës, Italia do të hyjë si kombëtare e pamposhtur në 27 ndeshjet e fundit.

Ndërsa, Turqia vjen pas një cikli kualifikues mjaft pozitiv që e kishte në fazën e grupeve.

Trajneri turk, Senol Gunes, tha se rezultati i ndeshjes së parë do të ketë rëndësi të madhe për vazhdim tutje të garës.

“Një barazim ose fitore mund të shkaktojë entuziazëm në grup. Shpresojmë që t’ia arrijmë. Unë dua të shoh forcën tonë në këtë ndeshje kundër Italisë, por edhe nëse humbim është e rëndësishme për ne që të luajmë mirë”, tha Gunus për faqen zyrtare të UEFA’s.

Trajneri azur, Roberto Mancini, vlerësoi lart ekipin kundërshtar duke thënë se janë teknikisht dhe fizikisht mjaft të fortë.

“Turqia është një ekip i fortë, sepse lojtarët e tyre janë të mirë teknikisht dhe fizikisht. Ata janë përmirësuar shumë vitet e fundit”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Në pesë duelet e fundit, dy kombëtaret nuk dinë për humbje. Turqia numëron tri fitore dhe dy barazime, kurse italianët rendisin pesë fitore.

Ky duel fillon nesër nga ora 21:00.