Leonardo Bonucci u ka kërkuar falje tifozëve të Juventusit pas humbjes së thellë nga Fiorentina me rezultat 0-3 në Serie A.
Leonardo Bonucci zhvilloi një ndeshje për t’u harruar në humbjen e Juventusit nga Fiorentina me rezultat 3-0 në Serie A.
Qendërmbrojtësi bëri gabime tek secili prej golave të shënuar nga skuadra Viola që ia shkaktuan trajnerit të Bianconerëve, Andrea Pirlo humbjen e parë në drejtim të ekipit në një ndeshje në Serie A.
Pas ndeshjes, mbrojtësi me përvojë ka marrë përgjegjësinë, transmeton lajmi.net.
“Juventusi më i keq i kësaj pjese të parë të sezonit. I kërkoj falje tifozëve në emrin tim, së pari. Nuk ka asgjë për të shtuar”, shkroi Bonucci në Instagram.