Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar për orarin e ndeshjeve të javës së 23-të në Superligën e vashave dhe atë të javës së 11-të në ligën e 16 vjeçareve.
Kështu të shtunën Mitrovica do të takohet me Drenicën në shtëpi në terenin me bari sintetik afër stadiumit “Adem Jashari”, ndërkohë Feronikeli do të udhëtojë në Lipjan për tu përballur me Ulpianën.
Ndeshjet interesante priten të zhvillohen edhe kategorinë e U-16 të vashave, teksa Intelektualët e presin Bazelin dhe Kosova e Prishtinës e pret Llapin.
Ja çiftet dhe orari i plotë:
Superliga – Vashat – Java e 23-tëVizioni – Kosova (P), e enjte, 16:00, Ferizaj
Mitrovica – Drenica, e shtunë, 16:00, Mitrovicë, fusha me bari sintetik
Ulpiana – Feronikeli, e diel, 12:00, Lipjan
Llapi – Liria, e diel, 16:00, Podujevë
Jakova – Intelektualet, e shtunë, 16:00, Gjakovë
Bazeli 2015 – Malisheva, e diel, 15:00, Kaçanik
Liga U16 – Vashat – Java e 11-të
Vizioni – Dukagjini, u zhvillua sot, 2:5
Malisheva – Mitrovica, e shtunë, 13:00, Malishevë
Kosova (P) – Llapi, e shtunë, 16:00, Prishtinë
Intelektualet – Bazeli 2015, e enjte, 11:00, Gjilan