Fjalë Kyçe

“Ndeshjet në Serie A duhet të ndërprehen”

“Ndeshjet në Serie A duhet të ndërprehen”

Serie A nuk po kalon nëpër momente të mira.

Serie A po përballet me një stuhi të këngëve raciste nëpër stadiume, andaj po mendohet që të ndërpriten disa ndeshje.

Ish-mbrojtësi i Parmas dhe Juventusit, Lilian Thuram, ka thënë se ndeshjet duhet të ndërpriten si revolt nga këngëve raciste nga tifozët.

“Kur isha në Itali, këto gjëra kishin filluar të ishin prezente në futboll”, tha fillimisht mbrojtësi francez, përcjell “lajmi.net”.

Mendoj se ndeshjet duhet të pezullohen dhe të reflektohet mbi këtë gjendje që po shprehet edhe më shumë në stadiume”, ka shtuar më tej Thuram.

Kujtojmë se Kalidou Koulibaly ishte fyer nga tifozët e Interit javën e kaluar.