Fjalë Kyçe

Ndihmohet komuniteti rom me ushqime të ndryshme

Ndihmohet komuniteti rom me ushqime të ndryshme

Një prej komuniteteteve më të goditura ekonomikisht gjatë kësaj periudhe të pandemisë natyrisht që është komuniteti rom në Kosovë. Për këtë qëllim autoritetet qendrore dhe komunat e ndryshme kanë ndihmuar këtë lokalitet për tejkalimin e krizës.

Sot,Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK ndihmoi 120 familje Rome në nevojë në Komunën e Pejës me 120 pako ushqimore dhe 120 thasë miell.

‘Në këto kohë të vështira kur Komuniteti Rom është duke u përballur me pandeminë – COVID19 , ndiejmë për obligim që të jemi pranë njëri-tjetrit.
Ditët në vijim vazhdojmë aktivitetin tonë humanitar edhe nëpër komunat tjera.’, ka thënë deputeti Albert Kinolli, kryetar i kësaj partie.