Fjalë Kyçe

Ndodh edhe kjo: Motra e bën motrën për spital në Klinë

Ndodh edhe kjo: Motra e bën motrën për spital në Klinë

Një rast i dhunës në familje është regjistruar dje rreth orës 16:00 në komunën e Klinës, ku një grua pas një mosmarrëveshjeje e ka goditur me gotë motrën e saj.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Klinë 01.10.2020 – 15:50. Është arrestuar e dyshuara femër  kosovare, pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka goditur me gotë motrën e saj, viktimën femër  kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuar është dërguar në mbajtje.