Fjalë Kyçe

Ndodh edhe kjo në Kosovë, dy ekipet luajnë me fanella të njëjta

Ndodh edhe kjo në Kosovë, dy ekipet luajnë me fanella të njëjta

Një situatë jo e zakontë ka ndodhur në ndeshjen mes KV Dritës dhe KV Skëndërbeut, e vlefshme për Superligën A në volejbollin e Kosovës.

Fatmirësisht, dy ekipet në fushë i ndan rrjeta dhe nuk kanë kontakt fizik me njëri-tjetrin, pasi që do të kishte qenë problem që bashkëlojtarët të dallohen mes vete.

Kjo pasi që të dyja ekipet kanë fanella të njëjta, me ngjyrë të kaltër në kompletet edhe lart edhe poshtë, raporton Gazeta Express.

Krejt çfarë dallon në ato fanella janë emrat e sponzorëve të shkruar në to.

Të dyja ekipet garojnë në elitën e volejbollit kosovar, por nuk dihet nëse ka qenë keqkuptim mes dy ekipeve, apo vërtetë nuk kanë fanella të dyta.