Fjalë Kyçe

Ndodh edhe kjo në Prishtinë: Vendi i kontejnerëve të bërllokut shndërrohet në parking

Ndodh edhe kjo në Prishtinë: Vendi i kontejnerëve të bërllokut shndërrohet në parking

Një parkim i pazakontë ka ndodhur në Prishtinë, ku një veturë është parkuar në vendin e dedikuar për kontejnerët e bërllokut.

Në faqen e cila administrohet nga qytetarët të cilët evidentojnë çdo parregullsi në kryeqyetet, ‘Vrojtuesit e lagjes’, është publikuar një fotografi ku shihet një veturë e tipi VW Golf 7 e parkuar tek kontejnerët, shkruan Reporteri.net.

Qytetarët ironizuan në komente, duke thënë se ai parkoi veturën e tij aty, pasi ishte hije dhe nuk e kapte dielli.