Dy persona në Malishevë dje qëruan hesapet pas një aksidenti që patën në trafik.
Policia e Kosovës ka thënë se janë arrestuar të dy personat në fjalë, shkruan lajmi.net.
Ata dyshohet se pas një mosmarrëveshje për një aksident në trafik, kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.