Fjalë Kyçe

Ndodh në Kosovë: Trajner në dy ekipe, njërin në Superligë dhe tjetrin në Ligën e Dytë

Ndodh në Kosovë: Trajner në dy ekipe, njërin në Superligë dhe tjetrin në Ligën e Dytë

Se futbolli kosovar është i vakive kjo është dëshmuar edhe shumë herë të tjera, por që një trajner të jetë i punësuar në dy klube nuk është dëgjuar më parë.

Erdogan Brando ushtron dy funksione në po të njejtën kohë. Trajneri prizrenas është i angazhuar si ndihmës trajner te Liria në Superligë dhe si trajner i parë te Vëllazëria e Zhurit që bën gara në Ligën e Dytë të futbollit kosovar.

Madje, Brando është futur në disiplinë nga FFK për shkak të sjelljeve të gabuara, pasi qëka kërcënuar dhe ofenduar gjyqtarët gjatë ndeshjes Pashtriku – Vëllazëria e Zhurit, takim ky që u zhvillua më 7 prill në Rugovë të Hasit.

Vendimi i KD:

ERDOGAN BRANDO; trajner i klubit të futbollit “VËLLAZERIA” nga Zhuri, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve të gabuara (kërcënime dhe ofendime drejtuar gjyqtarëve) në ndeshjen e javës së; XXI-të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PASHTRIKU – VËLLAZERIA, e zhvilluar me datë 07.04.2019 në Rogovë të Hasit; Bazuar në Rregulloren Disiplinore; PEZULLOHET pa të drejtë në kreyerjen e detyrës së trajnerit dhe funkcioneve tjera në klub deri në kompletimin e lëndës – provave, për të gjitha ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga trajneri në pezullim; Erdogan Brando lidhur me rastin. Afati datë 11.04.2019.

Ndërkohë që Liria e Prizrenit nuk ka reaguar fare, teksa Gazetasheshi.com ka siguruar edhe protokolet në të cilat figuron Brando si ndihmës trajner te Liria: