Fjalë Kyçe

Ndodhë për herë të parë në histori, çmimin e sportistit të vitit e fitojnë dy persona

Ndodhë për herë të parë në histori, çmimin e sportistit të vitit e fitojnë dy persona

Ngjarja ‘Laureus 2020’ e mbajtur gjatë ditës së sotme në Berlin, ka dhuruar një befasi të madhe.

Kjo pasi që për herë të parë çmimi për sportistin e vitit i është dhënë dy personave, e që janë ylli i Barcelonës, Lionel Messi dhe kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton.

Messi është bërë futbollisti i parë që ka fituar çmimin si sportisti i vitit në këtë ngjarje ndërsa Hamilton është garuesi i tretë që e ka fituar këtë çmim pasi që më parë e kishin fituar edhe Schumacher dhe Vettel.

Messi dhe Hamilton i kanë lënë prapa me vota sportistët e tjerë e që ishin Rafael Nadal, Marc Marquez, Eliud Kipchoge dhe Tiger Woods.