Fjalë Kyçe

Ndryshe nga Abazi, Haxhiu i thotë ‘Jo’ ofertës së LDK-së

Ndryshe nga Abazi, Haxhiu i thotë ‘Jo’ ofertës së LDK-së

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-s.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se, LDK përveç që e do zv.KM e parë, 5 ministri dhe gjysmën e programit, LDK e do edhe kryeparlamentarin edhe presidentin.

Sipas saj, kjo parti, “mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm e përdorën për ta betonuar apetitin e tyre”, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm e përdorën për ta betonuar apetitin e tyre.

Përveç që i duan zv.KM e parë, 5 ministri dhe gjysmën e programit, LDK e don edhe kryeparlamentarin edhe presidentin.

Pra, e duan gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër! Jo falemnderit.