Fjalë Kyçe

Ndryshe nga dje, testimi për rrugët në Prishtinë sot pa kolona

Ndryshe nga dje, testimi për rrugët në Prishtinë sot pa kolona

Testimi i qarkores njëkahëshe në Prishtinë vazhdon edhe sot.

Për dallim nga dita e djeshme e testimit ku u krijuan kolona të gjata me vetura në rrugë, sot ato janë më me pak automjete.

Ky testim është duke u kryer me vendim të Komunës së Prishtinës.

Testimi i qarkores njëkahëshe, si fazë testuese për ta “çliruar” kryeqytetin nga automjetet, ka nisur dje dhe do të përfundoj sot.

Ndërsa rrugën një kahëshe që është e paraparë për biçikleta dhe këmbësore, shihet që qytetarët me biçikleta janë duke e shfrytëzuar më shumë./kp