Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, është duke qëndruar në Gjermani ku është takuar me Matthias Lüttenbergm, këshilltarin e kancelares gjermane, Angela Merkel, njofton Klan Kosova.
Limaj dhe Lüttenbergm kanë diskutuar për temat aktuale me të cilat përballet Kosova.
“Biseduam për temat aktuale në vend, me theks të veçantë dialogun Kosovë- Serbi dhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”.
Ndër të tjera, ai ka thënë se pret përfundimin pozitiv të liberalizimit të vizave si dhe ka kërkuar që askush të mos e mohojë gjenocidin e Serbisë në Kosovë.
“Ne vlerësojmë lart angazhimin e kancelares në procesin e dialogut, sidomos angazhimin e saj dhe të presidentit francez, Macron, pas Samitit të Berlinit dhe atij të Parisit në korrik. Si në procesin e dialogut ashtu edhe të liberalizimit të vizave besojmë se me një rol të shtuar të Qeverisë gjermane këto dy procese do të marrin epilog pozitiv për qytetarët e Kosovës”.
“Në këtë takim, i cili ishte konstruktiv, kam përsëritur kërkesën e Kosovës që bota e qytetëruar të mos e tolerojë Serbinë t’i mohojë krimet e kryera në Kosovë”.