Pritet një ndryshim në portën e Zvicrës në ndeshjen ndaj Kosovës.
Sipas asaj që po raporton mediumi i njohur, Blick, në portë nga minuta e parë do të luajë Gregor Kobel, portieri i Dortmundit.
Ai ishte paraparë të luante në “Wembley” ndaj Anglisë, por në vend të tij startoi Jonas Omlin, portieri i ekipit francez, Monpellier, transmeton express.
Kjo pritet të jetë ndeshja e dytë për Kobel me Zvicrën.
Pas kësaj, trajneri i “helvetikëve”, Murat Yakin do të vendosë se kush do të jetë numri 2 pas Yann Sommer.