Fjalë Kyçe

Ndryshim moti gjatë javës që vjen, IHMK njofton për temperaturat që do të mbretërojnë

Ndryshim moti gjatë javës që vjen, IHMK njofton për temperaturat që do të mbretërojnë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat nga dita e enjte parashihen të dendësohen dhe si rezultatet i këtyre proceseve fizike pritet të ketë reshje lokale shiu.

Gjithashtu bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.