Nga sot në postin e zëvendëstrajnerit te KEK-u nuk do jetë më Mensur Simnica, kjo për shkak të disa angazhimeve që ky i fundit ka në jetën personale.
Në vendin e tij do të vijë një tjetër emër i njohur si kontribues i madh për klubin e KEK-ut. Fjala është për ish-futbollistit e ekipit nga Kastrioti, Valdet Aliu.
“Simnicen duke e falenderuar per kontributin e dhënë dhe Aliut duke i uruar sukseset më të mira, shpresojmë që KEK-un ta shohim stoik çdoherë ndaj rivalëve”, thuhet në njoftimin e klubit.