Adelina Tahiri tregoi ndryshimin e madh në peshë.
Këngëtarja Adelina Tahiri është ndër emrat më të komentuar të shoubizit në vend, shkruan lajmi.net.
Ajo njihet për stilin e veçantë në secilën paraqitje publike, ndërsa njihet për shpenzimet e mëdha që bën në veshmbathje.
Pas lindjes së djalit, Adelina ka pësuar ndryshim të madh në peshë, ajo është dobësuar shumë dhe këtë e tregoi më së miri përmes një fotografie.
Këngëtajra ka postuar fotografi në të brendshme, ku krahason pamjen para dhe pas, duke u dukur kështu shumë ndryshe.
Kujtojmë se Adelina Tahiri është e martuar me Serjozha Markov dhe bashkë kanë një djalë, Jonin.