Fjalë Kyçe

Ndryshohet lista e deputetëve të Vetëvendosjes

Ndryshohet lista e deputetëve të Vetëvendosjes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka ndryshuar listën e Lëvizjes Vetëvendosje, duke u bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ditë më parë Kushtetuesja vendosi se ndaj Tinka Kurtit dhe Drita Millakut, në vitin 2019 pati diskriminim gjinor për faktin se s’u lejua të futeshin në Kuvend edhe pse ishin ndër të parat në listën e kandidatëve me më së shumti vota e që s’kishin arritur të bëheshin deputete. Atë kohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bënte ndërrimet e deputetëve që bëheshin ministra me kandidatë të gjinisë së njëjtë.

KQZ-ja ka vendosur që emrat e rinj të deputetëve të VV-së janë: Enver Haliti, Shqipe Isui, Mirsad Shkreta, Gramos Akusholli, Alban Bajrami, Jahja Kokaj, Hydajet Hyseni Kaloshi, Ekrem Mustafa dhe Enver Dugolli.

Ndërkohë, nga deputetët e komunitetit turk, në vend të Fikrim Damkës është vendosur Enis Kervan.

Të premten do mbahet seancë në Kuvend ku deputetët e rinj do kryejnë betimin.