Fjalë Kyçe

Ndryshon dita e derbit Juventus – Inter?

Ndryshon dita e derbit Juventus – Inter?

Dita e derbit Juventus – Inter mund të ndryshojë.

Dy skuadrat italiane do të takohen ditën e diel në ‘Allianz Stadium’, dhe federata italiane ka vendosur që ky derbi të zhvillohet pa tifozë, shkaku i rrezikut nga Coronavirusi.Por sipas La Stampa, mund të ketë një hipotezë të re. Mundësia e shtyrjes së lojë për të hënën në mbrëmje, po bën përparim, me dyert e hapura.

Masat e vendosura nga Rajoni i Piedemont skadojnë të shtunën më 29 shkurt, ndërsa atë të Qeverisë zgjasin deri të dielën, më 1 mars.Pra, në këtë gjendje, asnjë rregull nuk do të ndalonte që ndeshja të luhet ditën e hënë, me tifozët në stadium.Deri në një vendim të ri, gjithçka mund të ndodhë.