Fjalë Kyçe

Ndryshon gjithçka: OBSH thotë se koronavirusi mund të kishte qarkulluar në Evropë para Kinës

Ndryshon gjithçka: OBSH thotë se koronavirusi mund të kishte qarkulluar në Evropë para Kinës

OBSH i nxit vendet të hetojnë rastet e mundshme të hershme të COVID-19 pas studimit të fundit francez.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se një studim i shkencëtarëve francezë, i cili sugjeron se një person ishte i infektuar me COVID-19 qysh më 27 dhjetor nuk ishte “befasuese” dhe i nxiti vendet që të hetojnë ndonjë rast tjetër të hershëm të dyshimtë, raporton Reuters.

Rasti i parë me COVID-19 u raportua nga autoritetet kineze në OBSH më 31 dhjetor dhe nuk u besua më parë se ishte përhapur në Evropë deri në janar.

“Kjo jep një pamje krejt të re për gjithçka,” tha zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier në një konferencë në Gjenevë.

“Gjetjet ndihmojnë për të kuptuar më mirë qarkullimin e mundshëm të virusit të COVID”, shtoi ai, duke thënë se raste të tjera të mundshme të mëparshme mund të shfaqen pas rishikimit të mostrave.

Studiuesit francezë të udhëhequr nga Yves Cohen, drejtues në spitalet Avicenne dhe Jean Verdier, rishikuan provat nga 24 pacientë të trajtuar në dhjetor dhe janar të cilët kishin testuar negativ për gripin para se COVID-19 të zhvillohej në një pandemi, transmeton lajmi.net.

Rezultatet, të botuara në Gazetën Ndërkombëtare të Agjentëve Antimikrobikë, treguan se një pacient – një 42-vjeçar i lindur në Algjeri, i cili kishte jetuar në Francë për shumë vite dhe kishte punuar si një peshkatar – ishte i infektuar me Covid-19 ” muaj para rasteve të para të raportuara në vendin tonë “, thanë ata.

Cohen i tha televizionit francez të hënën se ishte shumë herët për të ditur nëse pacienti, udhëtimi i fundit i të cilit në Algjeri kishte qenë në gusht 2019, ishte “pacienti zero” i Francës.

Studiuesit thanë që mungesa e një lidhjeje me Kinën dhe mungesa e udhëtimeve të fundit “sugjerojnë që sëmundja ishte duke u përhapur në popullatën franceze në fund të dhjetorit 2019”.

Franca, ku rreth 25,000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 që nga 1 mars, konfirmoi tre rastet e saj të para më 24 janar.

Lindmeier inkurajoi vendet e tjera që të kontrollonin të dhënat për rastet e pneumonisë me origjinë të paspecifikuar në fund të vitit 2019, duke thënë se kjo do t’i jepte botës një “pamje të re dhe më të qartë” të shpërthimit.

I pyetur në lidhje me origjinën e virusit në Kinë, Lindmeier theksoi se ishte “me të vërtetë, me të vërtetë e rëndësishme” për të eksploruar këtë.