Fjalë Kyçe

Në Baku po mbahet takimi i shefave të misionit për EYOF Baku 2019

Në Baku po mbahet takimi i shefave të misionit për EYOF Baku 2019

Në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, prej të dielës po mbahet seminari për shefat e misionit për Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Baku 2019, shkruan Gazeta Alo.

Në seminar, Komitetin Olimpik të Kosovës, po e përfaqëson shefi i misionit për EYOF Baku 2019, Endrit Syla.

Në tri ditët e para, Syla ka marrë informacionet e nevojshme nga organizatori, në lidhje me transportin, akomodimin, qendrat sportive ku do të zhvillohen përgatitjet dhe garat, si dhe ceremoninë hapëse dhe mbyllëse.
Shefat e misionit sot kanë vizituar edhe Fshatin Olimpik, ku do të vendosen sportistët, si dhe qendrat sportive.

Një ditë më herët, të hënën, organizatori ka zbuluar edhe dizajnin e medaljeve, si dhe u shfaqën pamje të ndezjes së Flakës Olimpike në Romë.
EYOF Baku 2019 mbahen prej 21-27 korrik të këtij viti.

Kosova pritet të përfaqësohet me 15-20 sportistë të moshës 14-18 vjeçare. Lista përfundimtare pritet të kompletohet në javët e ardhshme./Gazeta Alo