Fjalë Kyçe

Në burgun e Dubravës familjarët provojnë të fusin telefonin duke e fshehur në reshov

Në burgun e Dubravës familjarët provojnë të fusin telefonin duke e fshehur në reshov

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

Në dhomën e vizitave, oficerët korrektues gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht në një Reshov Elektrik, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni mobil, i cili është tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar.

“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i dënuari i dyshuar se telefoni i kapur ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa familjari i dyshuar, si mbas procedurës për rastin është njoftuar policia.

Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo here është i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative, kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit.”, thuhet në njoftimin e policisë.