Deri sot mëngjes, në këtë vend ishte bilordi i zgjedhjeve reklamuese të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, por ndërkohë, ai u zëvendësua me bilbordin “Liria ka emër -UÇK”.
Fushata “Liria ka një emër – UÇK” filloi nga intelektualët e Kosovës në nëntor, pas arrestimit të katër komandantëve kryesor të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, transmeton Radio KiM.
Iniciatorët e fushatës janë artistë dhe intelektualë, regjisorja BurbuçeBerisha, hip-hop artisti Festim Arifi, filozofi dhe anëtar i Shoqatës së Filozofëve të Kosovës Ismail Tasholli, fotografi i Associated Press Visar Kryeziu, ndësa dy bashkëautorë të fushatës kanë marrë pjesë në Festivalin e Beogradit “Mirdita, Dobar dan” – artistja dhe deputetja e PDK-së Eliza Hoxha dhe aktori dhe regjisori Fatmir Spahiu, pretendon ky radio serb.
“Ky veprim i intelektualëve të Kosovës është dënuar nga artistët serbë, por edhe nga disa përfaqësues të shoqërisë civile”, pretendon Radio KiM