Fjalë Kyçe

Në Cërnushës do bëhet përurimi i tri shkronjave emblemë të UÇK-së

Në Cërnushës do bëhet përurimi i tri shkronjave emblemë të UÇK-së

Në kodrën e Cërnushës të Mitrovicës më 30 dhjetor, kur edhe shënohet Dita e Veteranëve, do të bëhet përurimi i tri shkronjave emblemë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për këtë projekt, Komuna e Mitrovicës ka vendosur të shpenzojë 119 mijë euro. Zyrtarët lokalë shpresojnë se me këtë veprim do ta nderojnë UÇK-në dhe kjo pikë do të shndërrohet në atraksion turistik.

Kjo kodër pritet të shndërrohet në një prej pikave më atraktive në këtë qytet.

Vendosja e tij në këtë lokacion nuk ishte e rastësishme.

“Kodra në të cilën janë vendos tri shkronjat është kodra e Cërnushës e cila është prej pikave më të larta këtu buzë qytetit të Mitrovicës dhe është një prej zonave që duket nga pjesa më e madhe e qytetit dhe është një lokacion, një vend të cilin e meritojnë ato shkronja pasi edhe reprezentohen mirë, edhe duken nga të gjitha anët”, tha për RTK Arian Tahiri nënkryetar i Mitrovicës.

Projekti i kushtoi Komunës së Mitrovicës 119 mijë euro, ndërsa për t’u jetësuar u desh mjaft kohë.

“Realizimi i projektit ka marrë rreth 1 muaj e gjysmë kohë për shkak që fillimisht është dashur infrastruktura tokësore të rregullohet, baza, aspekti i energjisë elektrike, kabllot nëntokësore të lidhen me trafot në kodër lart, pastaj pjesa e shkronjave dhe e ndriqimit. Vlera e projektit është rreth 119 mijë euro”, tha ai.

Pikërisht në Ditën e Veteranëve, më 30 dhjetor, pritet të bëhet përurimi i tri shkronjave më domethënëse në historinë e Kosovës.