Fjalë Kyçe

Në ditë bajrami, hajnat vjedhin 25 mijë euro në një shtëpi në Skenderaj

Në ditë bajrami, hajnat vjedhin 25 mijë euro në një shtëpi në Skenderaj

Jashar Dajakajt nga fshati Rakinicë i Skenderajt, Ditën e Bajramit hajnat i thyen shtëpinë duke i vjedhur 25 mijë euro.

Po ata nuk u mjaftuan me kaq, me vete i morën edhe stoli ari në vlerë prej mbi 2 mijë euro.

Vjedhja i ndodhi gjatë kohës sa ky bashkë me familjarët e tjerë kishin shkuar tek vajza e tij për të bërë bajram.

Përveç dëmeve në para, këta mbetën të habitur kur panë se hajnat ua kishte dëmtuar edhe televizorin duke e goditur disa here.

Lidhur me rastin ende nuk ka persona të arrestuar.