Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Librit.
Përmes një postimi në Facebook, Nagavci tha se mësimdhënësit, bashkë me prindërit dhe gjithë komunitetin, duhet të shtojnë përpjekjet që të nxisin gjeneratat e reja për lexim dhe jo vetëm të librave shkollorë.
“Dita Botërore e Librit rikthen kujtimet tona në periudha të vështira, kur kishim mungesë të librave, numër të vogël të librave të përkthyer, por edhe libra të ndaluar. Kjo është historia e dhimbshme e shqiptarëve në raport me librin.
Por, kjo ditë, po ashtu, na i sjellë në mend shkrimtarët e mëdhenj të kohërave që i dhanë ngjyra jetës dhe kurajo botës përmes letërsisë për të luftuar të keqen, duke nxitur edhe zhvillimin e njerëzimit dhe përpjekjet për një botë më të mirë.
Mësimdhënësit, bashkë me prindërit dhe gjithë komunitetin, duhet të shtojnë përpjekjet që të nxisin gjeneratat e reja për lexim, jo vetëm të librave shkollor. Libri, si një nga mjetet më të vjetra të komunikimit, mbetet një nga mundësitë më të mira për zhvillim arsimor e kulturor, por edhe për kënaqësi shpirtërore.”, ka shkruar ajo.